KOSOVA BËHET ME USHTRI

14 dhjetor 11:22

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar në lexim të dytë tri projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kësaj force i japim mandat të ri ushtarak.

Deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në favor të projektligjit të fundit kanë votuar 107 deputetë.

Në favor të këtyre projektligjeve kanë votuar të gjithë deputetët e pranishëm në këtë seancë.

Në seancën plenare për ushtrinë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për formimin…