Kosova bie në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ngritët

21 tetor 2021 | 13:00

Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në renditjen e FIFA-s, pas ndeshjeve të muajit tetor.

“Dardanët” kanë rënë për katër pozita dhe tash janë në vendin e 113-të. Kosova pësoi humbej nga Suedia dhe Gjeorgjia në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Ndërsa Shqipëria është ngritur për tri pozita në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pasi mposhten Hungarinë dhje pësuan humbje nga Polonia.  Kuqezinjtë tash janë në vendin e 63-të.

E para në renditjen e re të FIFA-s janë Belgjika dhe Brazili. Ndërsa Franca ka kaluar në vendin e tretë, Italia në të katërtin dhe Anglia ka rënë në të pestin. Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinas – Një 33-vjeçar  banues në Dubai, është arrestuar nga…