Kosova dhe Shqipëria, bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e sigurisë

22 tetor 2019 | 11:57

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, sot ka pritur në takim Gjeneral Brigade, Albert Mullai, Komandant i Forcave Tokësore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e sigurisë

“Me Komandantin Mullai diskutuam për bashkëpunimin midis dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe fushën ushtarake. Duke qenë i bindur se dera e Shqipërisë është gjithnjë e hapur për Kosovën, i shpreha falënderimet më të përzemërta për punën e përbashkët deri më tash dhe për thellimin e planifikimeve më tutje”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gepostet von Burim R. Ramadani am Dienstag, 22. Oktober 2019

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar kryeministrin e Vietnamit,…