KOSOVA DUHET TË REFLEKTOJË NDAJ KËRKESAVE TË SHBA-SË

14 shkurt 2019 | 08:19

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se Kosova duhet të reflektojë ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së). 

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta pezullojë taksën ndaj Serbisë në mënyrë që t’i jepet mundësia procesit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka vlerësuar se taksa ka pasur efekt dhe tani është koha për një reflektim të përbashkët të partnerëve të koalicionit për ta pezulluar taksën për një periudhë të caktuar duke e ruajtur interesin strategjik, që është miqësia me ShBA-në. 

Sipas tij, Kosova nuk ka mundur dhe nuk mund të ecë më tutje pa mbështetjen e fuqishme të ShBA-së.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër është festa e të dashuruarve, i njohur si Shën…