Kosova është me fat që ka pasur në krah shtetin kroat

14 korrik 2020 | 16:47

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se sot ka zhvilluar video-konferencë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale e miqësore.

“Mbështetja e Kroacisë ka rol kyç dhe strategjik në të ardhmen Euro-Atlantike dhe është dëshmi se e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë”.

“Me ambasadoren Barišić u dakorduam që të intensifikohet partneriteti dypalësh në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe luftën e përbashkët anti-Covid 19”, ka shkruar ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica dërmuese e qytetarëve të komunës së Malishevës, të cilët…