Shumica e qytetarëve në Malishevë bartin maska

14 korrik 2020 | 16:43

Shumica dërmuese e qytetarëve të komunës së Malishevës, të cilët dalin për të kryer obligime të ndryshme në qytet, po i bartin maskat mbrojtëse për fytyre, e po ashtu edhe bizneset kanë vendosur dezinfektues dhe njoftime paralajmëruese, duke respektuar vendimet e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Të gjitha bizneset, por edhe qytetarët në rrugë vëzhgohen nga inspektorati komunal dhe policia, në kuadër të vetëdijesimit të tyre për obligimin e mbajtjes së maskave dhe masave tjera mbrojtëse ndaj virusit korona. Ndërsa qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë vendosur maska, Komuna e Malishevës, sot ju ka shpërndarë maska mbrojtëse për fytyrë, në rrugë dhe në afërsi të marketeve, si dhe i kanë njoftuar për obligimin që kanë për mbajtjen e maskave mbrojtëse”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i kanë vizituar disa nga marketet dhe i kanë takuar qytetarët në rrugë, të cilëve u kanë shpjeguar vendimin dhe detyrimin për mbajtjen e maskave, si dhe i kanë furnizuar me maska, të gjithë ata që nuk kishin maska mbrojtëse.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativë të Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës,…