Kosova e 108-ta në renditjen e FIFA-s

29 qershor 2023 | 14:07

FIFA e ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Në këtë renditje Kosova është e 108-ta.

Kjo si shkak i rezultateve jo të mira në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët”, në dy ndeshjet e fundit nuk arritën të marrin më shumë se një pikë.

Ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri” luajtën pa gola derisa në Budapest ndaj Bjellorusisë humbën me rezultat 1:2.

Kosova me këtë rast ka rënë për një pozitë, nga e 107-ta që ishte në muajin e kaluar.

Ndërkaq, renditjen e kryesojnë: Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Brazili, ndërsa top pesëshja kompletohet me Anglinë dhe Belgjikën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është ngjitur për tri pozicione në klasifikimin e FIFA-s.…