Kosova e fitoi garën ‘UEFA Development Tournament’

23 shtator 2019 | 16:07

Përfaqësuesja e Kosovës U15 në futboll e ka mbyllur në mënyrë triumfuese garën “UEFA Development Tournament”, që u mbajt në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij turneu “Dardanët” e rinj kanë shënuar fitore në duel me Shqipërinë, me rezultat 1-0. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elton Krasniqi. Kësisoj, Kosova e mbylli turneun me 9 pikë, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Pozita e dytë i takoi Shqipërisë me 4 pikë, vendi i tretë Estonisë më 3 pikë dhe Taxhikistani mbeti i fundit me 2 pikë. Në ndeshjen e parë Kosova e mundi Taxhikistanin 8-0, derisa në ndeshjen e dytë e mposhti Estoninë, 3-0.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijuesja e Fleabag Phoebe Waller Bridge dhe ylli i Killing…