Kosova e nis me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve

02 qershor 2022 | 19:58

Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” e mposhten Qipron (0-2).

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, madje me rastet që i takuan vendasve, kurse Kosova zhvilloi futboll të dobët gjatë 45 minutave të parë. Ishte minuta e 65-të kur Valon Berisha realizoi një gol të bukur nga distanca, i asistuar nga Muriqi, kurse ndihmë të madhe dha pa dyshim edhe Edon Zhegrova. Në minutën e 75-të, ishte vet Edon Zhegrova që e mbylli vet aksionin me gol të bukur. Kosova më 5 qershor e pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën në mbledhjen e parë…