Kosova ekstradon në Bosnje një të dyshuar për vrasje

10 qershor 2021 | 12:52

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten është ekstraduar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë, një person i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë, që ka ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.

“Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i saj:

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të raportit të punës për datën 10 qershor…