Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, asnjë reagim nga Qeveria

01 korrik 2023 | 00:14

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Pjesë e këtij programi do të jenë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkruan “Epoka e re”.

Por për mospërfshirje në këtë program nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Nga opozita ka pasur reagime.

Deputetit i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është “dëm i madh”.

“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin…