Kosova me dy xhudiste synon medalje në ‘Baku 2022’

03 nëntor 2022 | 16:33

Kosova do të marrë pjesë me dy garuese në Grand Slamin e Bakusë, i cili do të nisë sot (e enjte). Kosovën në garën prestigjioze të Azerbajxhanit do ta përfaqësojnë garueset Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Nora shihet si pretendente për medalje në kategorinë deri në 57 kilogramë. Medalje do të synojë edhe Loriana në kategorinë deri në 78 kilogramë. Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana të dielën. Të dyja fituan medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit që u mbajt së fundmi. Në këtë garë do të marrin pjesë garues nga mbi 50 shtete të botës me rreth 400 garues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka shënuar me 5% të goditjeve të tij…