Shifrat konfirmojnë formën e dobët të Ronaldos

03 nëntor 2022 | 16:29

Manchester United ka shënuar me 5% të goditjeve të tij në Premier Ligë këtë sezon. Statistika e “Opta”-s tregon se sulmuesi portugezi nuk është më i njëjti, pasi ka shënuar vetëm 1 gol në kampionat deri tani.

37-vjeçari e mbylli sezonin e shkuar me 18 gola në Premier Ligë, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i “Djajve”.

Por përqindja e tij e suksesit në finalizim ka rënë në mënyrë drastike këtë sezon. Gjatë 2021-‘22, CR7-ta shënoi 16% të goditjeve të tij në Premier Ligë. Pritshmëria e golave të tij është reduktuar gjithashtu nga 0.16 në 0.07, ndërkohë që i duhen 430 minuta për të shënuar këtë vit, ndaj 137 që e kishte mesataren e golit sezonin e shkuar. Erik ten Hag i ka dhënë shansin që të jetë në vetëm 3 ndeshje titullar këtë sezon në 12 javë të Premier Ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bytyçi Dhënia e luftës jo direkt, po sipas pasojave…