Kosova mposhti Shqipërinë në turneun e UEFA-s

10 mars 2023 | 16:30

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz, nën organizimin e FSHF-së.

Pas fitores ndaj Andorrës (3:1), vajzat dardane patën paraqitje të mirë edhe në duel me vajzat kuqezi. Ato kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Olsa Maqastenës, duke dëshmuar kësisoj se edhe në takim objektiv të vetëm e kanë fitoren. Më pas ishin vajzat kuqezi ato që bën trysni drejt portës kosovare dhe si rrjedhojë në minutën e 38-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Xhesika Ndojit.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, derisa 10 minutat e fundit të ndeshjes Kosova i zhvilloi me 10 lojtare në fushë, pasi Aurora Cakolli u ndëshkua me karton të kuq.

Por këtë periudhë loje të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, e menaxhuan mirë dhe nuk lejuan kundërshtaret të rrezikojnë portën. Ndërkohë, në serinë e penalltive, më të mira u treguan vajzat e Kosovës, të cilët në fund fituan 2:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është shpallur trajner…