Kosova në dozat e fundit të vaksinës antiCOVID-19 nga Pfizer

09 maj 2021 | 14:46

Vetëm edhe 1 mijë e 180 doza ta vaksinës Pfizer dhe BioNTech kanë mbetur pa u shpenzuar deri më sot, nga 4 mijë e 680 sa ishte numri i tyre që arritën në Kosovë në fillim të këtij muaji.

Kështu kë bërë të ditur në një konferencë për media koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.

Kështu bëri të ditur vetë kryeministri Albin Kurti i cili tha se ky kontingjent do të jetë më i madh se i dy kontigjeteve të para bashkë.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq fundi i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, deklaroi ditë më parë Kurti.

Ndryshe gjatë javës së kaluar ku në Kosovë ishte për vizitë ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, bëri të ditur se Kroacia do t’i dhuroj Kosovës 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e golit në kampionatin e Bolivisë, ku është transferuar…