KOSOVA NË MES TË KUFIRIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE FEDERATËS RUSE

02 tetor 2022 | 13:01

Ismet Sylejmani

E gjithë bota e din se njërin nga kufijtë e sajë Kosova e ka me Serbinë!

Pra Kosova dhe Serbia janë në kufinjë me njëra tjetrën!

Por defakto aty është kufiri në mes dy superfuqive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse!

Me Rusinë, sepse Rusia është jo vetëm aleati më i madh i Serbisë, por është edhe kundërshtari më i madh i aleatit tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Pra kufiri në mes të Amerikës e NATO-s në njërën anë dhe Rusisë e Serbisë në anën tjetër, është në Kosovë!

Mbi këtë koncept, e mbi këtë fakt, më 13 Shtator 2022, unë në nderim të rënies heroike të Heronjëve të Kombit, Skenderit e Besimit të familjes legjendare të Monollëve të Pollatës, mbajta një fjalë rasti dhe e deklarova publikisht këtë opinion timin!

Tani që Rusia po shkon drejt përmbylljes së luftës me Ukrainën, lufta do të bartet në drejtime tjera dhe konkretisht, në drejtim të Bosnjë e Hercegovinës, respektivisht të Republika Serpskës dhe drejt Veriut të Kosovës!
Flaka e luftës dhe e problemeve të shumta, do të zhvendoset në drejtim të pikës më të nxehtë në glob, pas asaj të Ukrainës, pra në Veriun e Kosovës!

Jemi me fat që e kemi SHBA-në dhe KFOR-in në Kosovë, ngase në të kundërtën Serbia dhe nëpërmjet sajë Rusia, do ta ta sulmonin Kosovën, sepse për aneksim të Veriut të Kosovës, më konkretisht Jarinjen, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, simbas parashikimeve, kjo do të tentohet të ndodhë dhe do të nisë një ndryshim i madh!

Do të ketë vështirësi të mëdha jo vetëm me energjinë, por edhe me Serbinë e me Rusinë!

Do ti përballojmë dhe do të ecim përpara, Kosovën e pret e ardhme e mirë, se e kemi aleat SHBA dhe NATO!

Prishtinë, 2 Tetor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar…