Kosova, pas Rumanisë, mposhtet edhe nga Maqedonia

02 dhjetor 2018 | 19:57

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbjen e dytë në parakualifikimet për “Eurobasket 2021”.

Kosova, pas humbjes nga Rumania, në ndeshjen e zhvilluar në Oradea (88-83), të dielën pësoi edhe humbjen e dytë nga Maqedonia. Në çerekun e parë Maqedonia fitoi 29-16, por Kosova u rikthye në çerekun e dytë, duke fituar 10-19, derisa pjesa e parë u mbyll me rezultat 39-35.

Në çerekun e tretë sërish ishte më e mirë Maqedonia për dhjetë pikë (22-12), kurse në çerekun e fundit fitoi Kosova 17-21, por kjo nuk mjaftoi për t’iu shmangur humbjes së dytë brenda katër ditësh dhe ndeshja përfundoi me rezultat 78-68.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që ta kalojnë natën…