Kosova për asociacionin duhet të bashkëpunojë me ShBA-në

20 qershor 2021 | 17:59

“Kosova duhet të mos e pranojë asociacionin, duke u koordinuar me ShBA-në. Kosova aktualisht nuk ka mundësi as të pranojë e as të refuzojë asociacionin, apo çfarëdo zgjidhje, pa koordinimin me e mbështetjen nga ShBA-të”, kështu ka thënë profesori universitar, Avdi Smajljaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se aktualisht nuk ka shtet që ka edhe vullnetin edhe fuqinë e nevojshme për të mbështetur shtetin e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjeve të shtetit të Kosovës që kanë mbetur peng, përveç ShBA-së.

“Ka shtete që kanë vullnet, por u mungon fuqia, ka që kanë fuqinë por jo edhe vullnetin, ka që u mungojnë të dyjat. ShBA është pjesë esenciale e historisë së demokratizimit të vendit e rajonit, luftës për liri në Kosovë përfshi shpëtimin nga shfarosja kolektive dhe lirinë, krijimit të shtetit, dhe e së ardhmës së shtetit të Kosovës”, ka shkruar profesor Smajljaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita Islami, thotë se ka shkuar në Qipro me dy…