Kosova përgaditet për Ishujt Faroe

08 shtator 2018 | 18:20

Pas kthimit nga Azerbajxhani ku barazoi me kombëtaren e këtij vendi në Baku duke luajtur pa gola, Kombëtarja A sot mbajti stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” me pjesën e futbollistëve të cilët nuk u angazhuan në ndeshje, ndërsa pjesa tjetër pati regjenerim në pishinë dhe stërvitje të lehtë.

Sot Kombëtares A iu bashkua edhe Besar Halimi, ndërkaq që edhe në këtë stërvitje u fokusua në lojën nën trysni, me mbrojtje të ngjeshur dhe kundërsulme të shpejta. Para ndeshjes me Ishujt Faroe e cila do të zhvillohet të hënën, e cila mundi Maltën me rezultat 3:1, Kombëtarja A është duke u përgatitë maksimalisht dhe është përqendruar që t dalë fituese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili…