KOSOVA PËRKUNDËR DISA VËSHTIRËSIVE QË KA, NUK ËSHTË VEND I HARAQIT

14 qershor 23:22

DISTANCIM:

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, distancohet nga kjo thënje e cila këtyre ditëve është lansu në shumë media dhe portale ku thuhet që “DIASPORA NUK INVESTON, KOSOVA KËRKON HARAQ“.

Kosova përkundër disa vështitësive që mund ti ketë është një zonë me shumë favore për investitorët e jashtëm e sidomos për investitorët nga Diaspora.

Diaspora deri mė tani e ka dëshmu gadishmërinë për investime në Kosovë dhe një pjesë e madhe e bizneseve egzistente në Kosovë janë pikërisht biznese të krijuara me kapitalin nga diaspora.
Antarë të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, ndër vite, kan investuar në Kosovë dhe gadishmëria për investime është në rritje e sipër.

Sot në Kosovë antarët e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, janë pronarë të hidrocentraleve, pronarë të firmave të ndryshme prodhuese, aksioner të bankave, pronarë të plantazheve të pemëve, pronarë të objekteve të gastronomisë por edhe pronarë të firmave shërbyese të profileve të ndryshme.
Intersimi për investime edhe më të medha në Kosovë është arritur edhe falë gadishmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e 40 hektarëve me infrastrukturë të përfunduar për ndërtimin e parkut ekonomik të bizneseve nga Diaspora, projekt ky tani më i nënshkruar për implementim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve strategjike dhe Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Në vargun e një vlerësimi pozitiv për investime në Kosovë dhe konform gadishmërisë së bizneseve nga Gjermania në radhë të parë por edhe nga shtetet tjera ku jeton diaspora shqiptare, së shpejti do kemi edhe shoqërinë e parë aksionare të bizneseve nga Diaspora e cila me kapital të përbashkët do i qasen investimeve në industrinë ushqimore, në blegtori si dhe në turizmin malorë.
Janë këto vetëm disa nga faktet që hedhin poshtë pohimin e lansuar që “Diaspora nuk investon ngase Kosova kërkon haraq“.

Diaspora asnjëher si deri më tani nuk ka qenë më e motivuar për të investuar në Kosovë.
Këtë e dëshmojnë projektet konkrete të realizuara dhe të inicuara deri më tani por edhe pjesëmarrja aktive dhe numerikisht e madhe e bizneseve nga Diaspora në Konferencat ekonomoke të cilat një nga prioritetet kan investimet në vend.

B.B 12.06.2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në Pejë përurohet shtatorja e Heroit të Kombit,…