Kosova pëson humbje në miqësoren ndaj Guineas

08 qershor 2021 | 17:59

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Guineas me rezultat 1-2.

Kjo miqësore është zhvilluar të martën në Antali të Turqisë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ani pse rastet nuk munguan. Hero i Kosovës që nuk pësoi gol ishte Visar Bekaj, i cili e ndali gjuajtjen  e Kouyates. Në pjesën e dytë Guinea ishte më e mirë dhe arriti të shënojë dy gola. Fillimisht në minutën e 60 Moustapha Kouyate shfrytëzoi një lëshim të mbrojtjes së Kosovës dhe realizoi për 0-1.

Pesë minuta më vonë Jose Kante nga penalltia e shënoi për 1-2. Në pjesën e dytë Kosova pati një rast nga gjuajtja e lirë, por Arb Manaj nuk arriti të shënojë, por i njëjti në fund të ndeshjes shënoi për rezultatin 1-2.

“Dardanët” u rikthehen rezultateve negative, pas dy fitoreve që kishin regjistruar në miqësoret e këtij muaji ndaj San Marinos (4-1) dhe Maltës (1-2). Të premten Kosova zhvillon miqësoren e radhës kundër Gambias.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak…