Kosova pëson humbje nga Rumania

12 shtator 2023 | 23:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Rumania (2-0).

“Dardanët” janë munduar për të nxjerrë një rezultat pozitiv, por kjo ishte mjaftë e vështirë për faktin se komplet pjesën e dytë e luajti me një lojtar me pak.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit “Kosova është Serbi”. Fillimisht gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore dhe me pas rifilloi ndeshja.

“Dardanët” luajtën mirë në pjesën e mbetur të pjesës së parë dhe krijuan dy raste të arta shënimi, por Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova. Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kosova mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në pjesën e dytë “Dardanët” u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti. Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muriq priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu. Në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu realizoi për 1-0. Pavarësisht epërsinë numerike, Kosova krijoi edhe dy raste tjera që nuk i shfrytëzuan Loshaj dhe Muslija.

Në fund të ndeshjes zëvendësuesi Mihala realizoi edhe golin e dytë për t’i dhënë tri pikët vendasve me rezultat 2-0.

Gjasat e Kosovës për kualifikim zbehën pasi pas gjashtë ndeshjeve Kosova ka katër pikë në pozitën e katërt, derisa Grupin E e udhëheq Zvicra me 14 pikë dy më shumë se rumunët në pozitën e dytë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës…