Kosova pëson nga Spanja në çerekfinale

12 shtator 2023 | 13:30

Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë ka pësuar humbje nga Spanja në kuadër të Lojërave Mesdhetare në rërë.

Ndeshja Spanjë-Kosova ishte e vlefshme për çerekfinale të ngjarjes mesdhetare. Spanjollët, që kanë përvojë të gjatë e të suksesshme në hendbollin në rërë, shënuan fitore me 2:0 (28:12, 28:13).

Kosova për herë të parë po luan në ngjarje zyrtare në hendbollin në rërë dhe në Heraklion të Greqisë po fiton përvojën e duhur për të pretenduar rezultate më të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Air Albania” ishte dëshmitare e fitores më të madhe që…