Kosova triumfon ndaj Maltës

04 qershor 2021 | 19:55

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Maltës (1-2), e cila u zhvillua sot në Austri.

Në minutën e 19-të, Milot Rashica shënoi golin e parë pas asistimit të Lirim Kastratit. Malta e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, me anë të Shaun Dimech.

Fitoren “dardanëve” ia siguroi Milot Rashica, i cili realizoi në minutën e 84-të.

Kjo është miqësorja e dytë në këtë muaj që “dardanët”, e fitojnë. Në miqësoren e parë triumfuan ndaj San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 4-1.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka arritur një marrëveshje tregtare për Brexit…