Kosova u përfaqësua me tri klube në turneun e xhudos ‘Bardejov Open’ në Sllovaki

15 prill 2024 | 15:47

Kosova është përfaqësuar me tri klube në turneun e xhudos “Bardejov Open” në Sllovaki.

Në këtë turne prestigjioz, i cili u mbajt në qytetin Bardejov, morën pjesë 1005 garues nga 14 shtete.

Trajneri Anton Cena përmes rrjeteve sociale ka dhënë detaje të këtij turneu, ku sigurisht edhe një herë u valvit flamuri i Republikës së Kosovës, derisa turneu u mbajt të shtunën dhe të dielën.

“Një falënderim i veçantë shkon për Klubin e Judos ‘Bardejov’ nga Bardejovi për pritje dhe çdo gjë që kanë bërë për ne gjatë tri ditëve të qëndrimit tonë në këtë garë. Sponsori Gjeneral ‘Green Salad’ faleminderit shumë!”, shkroi Cena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe, duke folur në…