Kosova U17 e humb ndeshjen e parë ndaj Kroacisë

27 shkurt 2023 | 12:42

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll të hënën në mëngjes e kanë luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Nafplio të Greqisë, vajzat e Kosovës u përballën me Kroacinë ku pësoi humbje me rezultat 29:16.

Në periudhën e parë, Kosova shfaqi potencialin që ka, ndërsa pas 15 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 8:8. Në periudhën e dytë, lojtaret e Kroacisë ishin dukshëm më efikase, duke fituar 12:2. Periudha e tretë përfundoi 9:6 për Kroacinë, që fitoi në fund me rezultat 29:16.

Ka pasur gjëra pozitive në lojën e vashave “dardane”, por edhe shumë lëshime e vendime të ngutshme. Ka kushtuar edhe dëshira e madhe për sukses, që në shumë raste solli nguti dhe përfundim jo të duhur të aksioneve.

Gjithsesi, kjo gjeneratë është me shumë potencial, ndërsa përvoja në Mesdhetar do t’u shërbejë shumë për të ardhmen vajzave të kryetrajnerit Mitat Ferati.

Pasdite Kosova U17 e luan ndeshjen e dytë. Përballë do ta ketë Spanjën, njërën prej favoriteve të kampionatit. Është ky Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri i 25-të i autorit Lisen…