Kosova U17 pëson humbje nga Polonia

07 gusht 2023 | 13:40

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë.

Përballë Kombëtares sonë ishte Polonia, njëra prej favoriteve të Evropianit. Polaket kanë fituar në fund me rezultat 40:19. Kohë pas kohe kishte gjëra pozitive në lojën e Kombëtares sonë, por edhe shumë lëshime e dështime. Natyrisht përvoja e fituar në këtë ndeshje do të shërbejë për vazhdim të kampionatit.

Arona Krasniqi i kishte pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa gjashtë gola nga dhjetë tentime i shënoi Diona Dresh. Me katër gola nga gjashtë tentime ndeshjen e përfundoi Arjeta Imeraj. Sot Kosova U17 luan me Bullgarinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës Ardian Gjini bashkë me përfaqësuesin e kompanisë…