Kosova U18 do të luajë ndaj superfuqive të botës në hendboll

12 mars 2024 | 12:54

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ka vendosur që Kampionatin Botëror për të reja (U18) të zhvillohet në Chuzhou të Kinës. Botërori mbahet prej 14 deri më 25 gusht të këtij viti.

Ndeshjet do të zhvillohen në tetë arena shumë të bukura. Salla kryesore ka kapacitet prej 7 000 vendeve, ndërsa një sallë tjetër i ka 6 488 ulëse. Do të marrin pjesë 32 ekipe kombëtare nga e mbarë bota. Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme do të jetë edhe Kosova U18 që u kualifikua përmes IHF Trophy.

Pra Kosova do të luaj me superfuqitë e hendbollit, ndërsa synon suksese. Dy Kombëtare marrin pjesë me ftesë të IHF-së. Bëhet fjalë për Zvicrën dhe Islandën. IHF-ja ende nuk ka vendosur se kur do të tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror.

Është hera e dytë që Përfaqësueset e Kosovës në hendboll garojnë në Botëror. Në vitin 2019 në Spanjë garuan hendbollistët juniorë. Ajo pjesëmarrje ishte historike, njëjtë si kjo në Kinë. Në sportet tjera ekipore Kosova ende nuk është kualifikuar për në Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot janë…