Kosova zhvillon miqësore me Malin e Zi

16 qershor 2022 | 16:01

Përfaqësuesja U-20 e meshkujve nesër (e premte) zhvillon miqësore më Përfaqësuesen e Malit të Zi U-18. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në listën e përzgjedhësit të Kosova U20, Dritero Sefaja deri më tani janë 16 lojtarë, ku në listën e ngushtë do të jenë vetëm 12 lojtarë. Ndeshja është e hapur për publikun ndërsa hyrja do të jetë falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare në Amerikë vazhdon të “çmend” fansat me fotot…