Kosova zhvillon miqësore ndaj Gambisë

11 qershor 2021 | 10:54

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që sonte e zhvillon ndaj Gambisë, duke filluar nga  ora 19:00 në Antalya të Turqisë.

Formacioni i “dardanëve” është nga lojtarët e rinj të ardhur në përfaqësuese dhe futbollistët që aktivizohen në Superligë. Kjo është një mundësi e mirë për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, që t’i shohë nga afër futbollistët e rinj, derisa këta të fundit do ta kenë rastin të dëshmohen se mund të jenë pjesë e Përfaqësueses A edhe në të ardhmen.

Miqësorja ndaj Gambisë është e katërta për Kosovën në këtë muaj, pasi ditë më parë zhvilloi miqësore ndaj Guineas, ku pësoi humbje 1-2, kurse më herët mposhti Maltën (2-1) dhe San Marinon (4-1).

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka reaguar për liturgjinë…