Kosovare Murseli rikthehet në garë për deputete, kërkon besimin e qytetarëve me numrin 25 në listen e PDK-së

04 qershor 2026 | 23:21

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, është sërish në garën për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se kandidatura e saj vjen si rezultat i mbështetjes dhe besimit të vazhdueshëm nga qytetarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Murseli ka shprehur mirënjohje për familjarët, miqtë, mbështetësit dhe qytetarët që, sipas saj, e kanë inkurajuar të vazhdojë angazhimin politik.

Ajo ka theksuar se Kosova ka nevojë për njerëz që nuk dorëzohen dhe për zëra që mbrojnë dinjitetin qytetar, zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, duke shtuar se garës i bashkohet nën vizionin e një PDK-je të fortë, të bashkuar dhe fituese.

Murseli ka përmendur edhe kontributin e ish-udhëheqësve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke vlerësuar rolin e tyre në mbrojtjen e shtetit dhe dinjitetit kombëtar.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur miq, familjarë, mbështetës dhe qytetarë të Kosovës,

Me shumë përgjegjësi, krenari dhe besim, po rikthehem edhe një herë në garën për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Kjo kandidaturë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, pa mesazhet, thirrjet dhe besimin që më keni dhënë çdo ditë. Pikërisht zëri juaj më bindi të vazhdoj këtë rrugëtim për Kosovën tonë.

Sot, Kosova ka nevojë për njerëz që nuk dorëzohen. Ka nevojë për zëra që mbrojnë dinjitetin qytetar, zhvillimin dhe të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, me krenari i bashkohem kësaj gare nën vizionin e një PDK-je të fortë, të bashkuar dhe fituese.

Ne nuk harrojmë sakrificën e çlirimtarëve tanë, të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët gjithmonë qëndruan në mbrojtje të shtetit dhe dinjitetit kombëtar. Rruga që ata ndërtuan duhet të vazhdojë me përkushtim, unitet dhe besim.

Unë nuk kandidoj vetëm për një mandat.
Kandidoj për secilin qytetar që kërkon drejtësi, zhvillim, mirëqenie dhe një Kosovë më të fuqishme.

Prandaj, më 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟓, kërkoj besimin tuaj që së bashku të vazhdojmë përpara, krenarë, të bashkuar dhe fitues!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, ka…