Kosovë, shërohen edhe 281 persona nga Covidi

19 janar 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 281 persona, duke e çuar në 49 mijë e 713 numrin e përgjithshëm të shëruarave.

“Numri total i rasteve pozitive është 56 412 raste nga 211 689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 420 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 279”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…