Kosovës i shtohet edhe një shkollë e nivelit gjermano-amerikan, Shala: Regjistroni fëmijët tuaj, do të jeni dëshmitarë të suksesit të tyre

07 qershor 2023 | 13:34

Në Kosovë themelohet shkolla fillore e mesme nga klasa 1-9, “German School of Kosova,” tanimë e licencuar edhe nga MASHT. Kështu ka bërë të dituar përmes faqes zyrtare në llogarinë e vet në “Facebook”, themeluesi i saj, ish ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Shala ka bërë të dituar se kjo shkollë është vazhdimësi e traditës 30 vjeçare të nisur me “The Cambridge School” (1995), e vijuar me “Cambridge Kids”(2019).

“Kjo shkolle, është vazhdimësi e traditës sonë pothuaj 30 vjeçare në arsim e edukim, të nisur me “The Cambridge School” (1995), e vijuar me “Cambridge Kids”(2019)”, ka shkruar Shala ndër tjera.

“German School of Kosova” është një partneritet Gjermano-Kosovar e Amerikan që do të ofroj konceptet, qasjet, dhe metodologjitë me te suksesshme për arsimin fillor e te mesëm të ulet, tanimë te sprovuara e te dizajnuara nga ekspertë të fushës nga Gjermania e SHBA-ja”, thuhet në njoftimin e themeluesit të shkollës, Ahmet Shala.

Njoftimi i plotë i Shalës

Te dashur miq,

Kam kënaqësinë  t’ju njoftoj për themelimin dhe lansimin e shkollës me te re FILLORE e TE MESME (klasat 1-9) në Kosovë: “German School of Kosova,” tanimë e licencuar edhe nga MASHT.

Kjo shkolle, është vazhdimësi e traditës sonë pothuaj 30 vjeçare në arsim e edukim, të nisur me “The Cambridge School” (1995), e vijuar me “Cambridge Kids”(2019).

“German School of Kosova” është një partneritet Gjermano-Kosovar e Amerikan që do të ofroj konceptet, qasjet, dhe metodologjitë me te suksesshme për arsimin fillor e te mesëm të ulet, tanimë te sprovuara e te dizajnuara nga ekspertë të fushës nga Gjermania e SHBA-ja.

Është koha e fundit qe t’i kthehemi cilësisë ne arsim dhe te transformojmë shoqërinë tonë përmes një shkollimi me programe e metodologji te fjalës se fundit ne arsim.

Te German School of Kosova gërshetohen disiplina e preciziteti gjerman dhe pragmaciteti amerikan.

Andaj, u njoftoj që të vizitoni “German School of Kosova” dhe T’I REGJISTRONI FEMIJET TUAJ e te jeni dëshmitarë te sukseseve te tyre ne jete e profesion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United do të “pastrojë” skuadrën gjatë afatit kalimtar të…