KPK-ja shpall konkurs për 28 prokurorë të rinj

15 janar 2024 | 13:58

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj.

Shpallja e konkursit është bërë pasi është prezantuar analiza nga zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, i cili  po ashtu ka propozuar që konkursi të shpallet për 28 pozita, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka thënë se konkursi do të shpallet nga 22 janari 2024.

Komisioni për Rekrutim do të jetë i përbërë nga: Ardian Hajdari, Jehona Grantolli, Armend Zenelaj, Aleksandër Lumezi, Blerim Isufaj, dhe anëtarë rezervë Ariana Shajkovci dhe Idain Smajli, me në krye Aleksandër Lumezin.

Në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar: Arian Gashi, Bahri Hyseni dhe Bedrije Syla-Alshiqi, kurse anëtarë rezervë Merita Bina-Rugova dhe Arben Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës do të nis me…