KQZ bën buxhetin për zgjedhjet e 7 qershorit, kërkon rreth 5 milionë euro për komisionerë
01 maj 2026
| 14:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar planifikimin buxhetor për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani bëri me dije se në mbledhjen e sotme, KQZ ka kërkuar 10.400 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve.
Ndërkaq, u kërkuan rreth 5 milionë euro pagesa veç për komisionerët.



