KQZ: Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 7 qershorit
05 maj 2026
| 12:32
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“5 – 30 maj 2026. Të drejtë aplikimi kanë subjektet politike, organizatat joqeveritare, qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja, si dhe mediat vendore dhe ndërkombëtare”, ka njoftuar KQZ-ja.
Aplikimi bëhet online në: https://apliko.kqz-ks.org/sq



