KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet në komunat e veriut

15 maj 2019 | 11:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Numri i vëzhguesve të akredituar është 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, një Komision Evropian, dy misione diplomatike, dymbëdhjetë ambasada, një OJQ ndërkombëtare, katër OJQ vendore dhe pesëmbëdhjetë media.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maluma tronditi disa ndjekës të vet në rrjetet sociale pasi…