KQZ-ja: Procesi i votimit po zhvillohet me rregull
14 shkurt 2021
| 09:01
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
“KQZ njofton se sipas planifikimeve, në orët e hershme dhe në kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.
Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.



