KQZ-ja zyrtarisht u drejtohet gjashtë institucioneve për verifikimin e kandidatëve

18 janar 2021 | 11:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zyrtarisht u është drejtuar gjashtë institucioneve për verifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se kanë kërkuar prej Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ministrisë së Jashtme dhe ministrisë së Mbrojtjes për të bërë verifikimin e kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar në orën 12:00, tu përgjigjen në kërkesat për verifikim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Aziz Kelmendi dhe enigma e vrasjeve pa luftë në kohë…