KQZ: Të mos shfrytëzohet një aplikacion online për votues jashtë Kosovës

14 janar 2021 | 14:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit të një aplikacioni online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, KQZ-ja ka njoftuar se aplikacioni që është duke qarkulluar online është i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka treguar se pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar…