Krasniqi, afër marrëveshjes me Dritën

19 maj 2022 | 13:10

Mbrojtësi i FC Prishtina, Besnik Krasniqi pranë marrëveshjes me FC Dritën. Klubi Futbollistik ‘Drita” është fare pranë goditjes së madhe në afatin kalimtar të verës.

Siç mëson ekskluzivisht “Kanal 10”, klubi gjilanas ka ofertuar Besnik Krasniqin, mbrojtësin e krahut të djathtë dhe marrëveshja po shkon drejt finalizimit. Krasniqi, i cili aktualisht është pjesë e Prishtinës pritet të mbyll kontratën me klubin kryeqytetas me të përfunduar sezoni dhe të bëhet me klub të ri.

Drita është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pavarësisht që në atë pozicion mbulohet nga Përparim Islami dhe kapiteni Ardian Limani, i cili së fundi ka rinovuar kontratën me ‘bardhekaltërit’ edhe për tri vite dhe pritet që edicionin e ri të jetë në rolin e mbrojtësit të qendrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në…