Krasniqi: As kam pritur e as pres ndonjë marrëveshje që i konvenon Kosovës

12 gusht 2020 | 16:06

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur skepticizëm për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, ky proces ka filluar keq që në nisje dhe kjo qeveri e ka vështirë ta kthejë në binarët e duhur.

Krasniqi ka treguar se në këtë proces as nuk ka pritur e as nuk pret ndonjë marrëveshje që i konvenon Kosovës.

“Procesi i dialogut ka filluar keq që në nismën e tij. Kjo qeveri e ka tepër vështirë që ta vendosë në binarë të kënaqshëm. Por, Kosova nuk duhet ta marrë përgjegjësinë e mosgatishmërisë për dialog. Personalisht as kam pritur e as pres ndonjë marrëveshje që i konvenon Kosovës”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e re”.

Qeveria duhet t’i ketë 61 vota të partive shqiptare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stephan Lichtsteiner ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv.…