Krasniqi: Baca Sabit ishte një burrë i virtyteve të larta

06 dhjetor 2021 | 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Sabit Zejnullahut, babait të heroit Hakif Zejnullahu.

Ai ka thënë se baca Sabit do të mbetet në kujtesën tonë si një burrë i urtë dhe atdhetar.

“Baca Sabit ishte një burrë i virtyteve të larta, që në ditët më të vështira për Kosovën edukoi dhe rriti fëmijët e tij në frymën atdhetare, për t’i dalë zot atdheut. Në kujtesën tonë do të mbetet gjithmonë e paharruar figura e tij prej një plaku të urtë, familjar e atdhetar. Ngushëllime familjes Zejnullahu për humbjen e madhe. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baca Sabit”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konfirmuar transaksioni i shitjes së degës së bankës greke…