Krasniqi: Barazia gjinore 50-50 në PDK, mundësi e jashtëzakonshme për potencialin e ri që e kemi

24 shtator 2022 | 22:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është ndjerë krenarë sot me potencialin e grave dhe të rejave që ka PDK-ja e të cilat me platformën e re për barazi të plotë gjinore 50-50 do të kenë hapësirën e merituar në vendimmarrje.

Kreu i PDK-së tha se barazia gjinore në vendimmarrje, 50/50, është vizion dhe qëllim që do ta kenë tash e tutje, duke theksuar se nuk ka kuptim pa energjinë pozitive dhe përkushtimin e aktivisteve të reja të PDK-së.

“Sot, gjatë Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë që të bashkëbisedoj me përfaqësuese të së ardhmes së PDK-së, Arbnora Salihun, Aurora Nurën, Dhurata Muharremin, Jona Arifin dhe Vlera Tahirin. Idetë dhe planet e tyre për Kosovën, janë asgjë më pak sesa vlera të jashtëzakonshme! Vërtetë, jam krenar me potencialin që kemi në mesin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Shipol…