Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare

04 korrik 2023 | 13:19

Boksieri nga Kosova, Robin ‘Haxhi’ Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh për luftën e radhës që ai do ta zhvilloje më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para dy muajve, Krasniqi njoftoi për meçin e tij ndaj Nadjib Mohammedi, të cilin e ka cilësuar si “dueli i shekullit”. Tani, boksieri me renome botërore ka bërë thirrje për blerjen e biletave pasi synon numër sa më të madh të mbështetësve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Është vet Krasniqi, i cili thirrjen e tij e ka bërë me anë të një postimi në “Facebook”.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje sërish ka sulmuar me…