Krasniqi bokson më 5 gusht në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë

17 maj 2023 | 15:54

Boksieri shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi nëpërmjet një video në “Facebook” ka bërë të ditur se më 5 gusht në stadiumin e futbollit “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të boksojë.

“Pas një ëndrre shumë vjeçare ju njoftojë se më 5 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kemi marrë vendim për të bërë një organizim për ndeshjen time të radhës që do të boksoj. Ju premtoj se do të jetë një natë e paharruar dhe ju bëjë ftesë të gjithë kombit shqiptar që na mbështesin dhe përkrahin me prezencën e tyre dhe të fitojmë e festojmë së bashku”, ka thënë Krasniqi, i cili ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi që mundësuan mbajtjen e këtij evenimenti në Prishtinë.

Boksieri me prejardhje nga Juniku do të garon në kategorinë gjysmë të rënd, derisa emri i kundërshtarit do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka…