Krasniqi falënderon Ademin për përkujdesje

03 nëntor 2022 | 12:29

Futbollisti me prejardhje nga Gjakova, Kreshnik Krasniqi, ka vizituar sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Talenti kosovar, i cili është lindur dhe rritur në Norvegji, e që njëherësh veprimtarinë prej futbollisti e zhvillon në Superligën norvegjeze tek klubi Stromsgodset, këto ditë ndodhet në Kosovë për pushime.

Gjatë vizitës që i bëri shtëpisë së futbollit kosovar, Krasniqi e falënderoi të parin e FFK-së për përkujdesjen e shtuar ndaj tij pas lëndimit.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi futbollistin dardan për vizitën dhe uroi që ai sa më shpejtë të rikthehet në formën e tij dhe të performojë me fanellën e Kosovës ashtu siç ka bërë deri tani.

Kujtojmë që futbollisti i Kombëtares U21, kishte pësuar lëndim në ndeshjen e tij të fundit me këtë grupmoshë ndaj Armenisë në udhëtim në muajin qershor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori N’Golo Kante mund të transferohet në një skuadër tjetër…