Krasniqi – Grafa përballen më 3 shkurt

24 janar 10:24

Boksieri polak Bartlomiej Grafka është kundërshtari i radhës për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Marrëveshjen për këtë meç e ka finalizuar ekipi “SES Boxing”, kurse kjo përballje zhvillohet më 3 shkurt në qytetin Halle të Gjermanisë.

Dueli Krasniqi dhe Grafka do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë kryesori i mbrëmjes. Grafka është i njohur për opinionin, pasi dy herë ka boksuar me Naim Tërbunjën, duke pësuar humbje në dy përballjet, më 2012 në Prishtinë dhe më 2014 në Malmo të Suedisë. Polaku ka më shumë humbje se fitore, 27 humbje dhe 20 fitore (9 KO) dhe 3 barazime në 50 meçe, mirëpo cilësohet boksier i fortë dhe i rrezikshëm.

“Për mua me rëndësi ishte të gjej një kundërshtar dhe të boksoj. Shpresoj ta filloj vitin e ri me fitore duke pasur ambicie të mëdha në këtë vit. Nuk dua të premtoj shumë, por ky do të jetë viti im dhe viti i titujve. Të gjithë adhuruesve të mi u premtoj një fitore të madhe më 3 shkurt”, ka thënë Krasniqi për “Kosova Boxing”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Gjukaj drejtor menaxhues i KEK-ut, foli për procesin e…