Krasniqi: Ideja e korrigjimit të kufirit, fyerje e inteligjencës

19 tetor 2018 | 12:15

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaçi rreth korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë, ka thënë se kjo ide është fyerje e inteligjencës .

“Mendoj që s’ka rezolute më të fuqishme se Kushtetuta e Kosovës që e përcakton qartë sovranitetin e territorit të Kosovës, e kush bisedon për tërësinë e sovranitetit të vendit është një ndeshje e fuqishme e asaj përpjekjeje, e asaj që qartëson Kushtetua e Kosovës e që janë të obligueshëm të gjithë ta respektojnë”.

“Pa vendim të Kuvendit askush s’ka të drejtë të bisedojë për korrigjim kufijsh, për demarkacion apo për bashkëngjitje të kësaj apo asaj hapësire. Është shumë e këndshme me thënë ‘dua ta bashkojë Kosovën Lindore’, është mashtrim që iu bëhet atyre qytetarëve andej, por edhe këndej”, ka thënë Krasniqi në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Shotani është trajner i ri i skuadrës së Llapit.…