Krasniqi lufton më 9 tetor ndaj Boselit

08 shtator 2021 | 17:21

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë rimeçin me Dominic Bosel për titullin e Kampionit të Botës. Krasniqi e nokautoi Boselin më 10 tetor 2020 duke u shpallur kampion i Botës.

Në muajin tjetër Krasniqi do të luftojë që ta mbrojë këtë titull sërish ndaj gjermanit. Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit më 9 tetor. “Përballja kthyese më 9 tetor”, ka shkruar ai. Mbetet të shihet nëse sërish shqiptari do të arrijë ta nokautojë Boselin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nja grua e suksesshme në biznes, prizrenasja Ymran Fusha i…